Shko te përmbajtja

Wikipedia:Robotët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Wikipedia:Botët)
Stema e Ofiçinës
Ofiçina

Ofiçina është vendi ku kërkohet dhe jepet miratimi për robotët. Një robot (shkurt bot) është një program që punon me një llogari si të një përdoruesi të zakonshëm dhe kryen në Wikipedia punë të automatizuara, që me dorë do të ishin të lodhshme. Çdokush mund të krijojë një robot, por që puna e tij të jetë e përhershme, duhet ta miratojë një burokrat.
Si të kërkoni miratimin

Krijoni një faqe përdoruesi për robotin me stampën {{Bot}}. Pastaj shkruani emrin e robotit në kutinë më lart dhe shtypni Krijo faqen e kërkesës.

Miratimi

Gjatë shqyrtimit, roboti bën rreth 30 redaktime prove, që të shihet si punon. Pas miratimit, një burokrat i jep robotit flamurin bot, që redaktimet e tij të mos mbushin ndryshimet e fundit.

Kushtet

Sigurohuni që roboti të jetë i padëmshëm për komunitetin dhe të mos e mbingarkojë serverin: robotët mund të bëjnë qindra redaktime në pak kohë dhe, kur nuk punojnë mirë, mund t'i sjellin dëme të mëdha projektit. Një robot që nuk bën asnjë redaktim për më shumë se një vit konsiderohet joaktiv.

Robotët dhe veglat
Smallemrobot
Vendos kërkesën te lista brenda pak minutash. Një javë pas mbylljes e heq nga lista dhe, kur roboti është miratuar, e shton te robotët e miratuar, listë që e përditëson çdo ditë.
Nëse kërkesa nuk shfaqet pas një çerek ore, shtojeni vetë te lista: {{Wikipedia:Robotët/Kërkesë për miratim/Emri i robotit}}.
Votomativegël
Komentoni dhe votoni me një buton, pa e redaktuar faqen. Butoni Mbyll i burokratëve mbyll kërkesën dhe i jep po aty robotit të miratuar flamurin bot.
Aktivizohet te parapëlqimet.
If you have any problem and don't understand Albanian, please ask for assistance here.
Kërkesa në proces miratimi[redakto]
Nuk gjendet asnjë kërkesë e hapur.✓