Jump to content

Draft:Musa Sabedini

From Wikipedia, the free encyclopedia
  • Comment: In preparing this draft, I disclose that AI assistance was used as follows: No chatbots used. Ulisess Odiseu (talk) 11:27, 16 November 2026 (UTC)

Musa Sabedini

[edit]

Musa Sabedini (i lindur më 1971) është gazetar, redaktor, autor dhe ligjërues universitar nga Kosova. Është themelues i agjencisë rajonale të lajmeve RajoniPress dhe autor i një sërë botimesh akademike në sferën e gazetarisë. Ai njihet si një nga studiuesit më të thelluar të etikës gazetareske dhe është ligjërues i rregullt në fushën e medias dhe komunikimit në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT)[1][2][3].  

Jeta e mëhershme dhe arsimimi

[edit]

I lindur më 8 maj 1971 në fshatin Stublinë të Gjilanit, Musa Sabedini ka ndjekur shkollimin fillor në vendlindje dhe të mesmin në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, drejtimi mjekësi e përgjithshme[4]

Veprimtaria gazetareske

[edit]

Në fillim të viteve 1990, Sabedini shkroi për botimet në gjuhën shqipe Bujku, Shkëndija dhe Kosovarja. Në vitin 1993 u bë redaktor në gazetën studentore Bota e re, të cilën e drejtoi si kryeredaktor nga viti 1994 deri më 1997. Gjatë viteve 1997 dhe 1998 raportoi nga Gjilani për të përditshmen Kosova Sot. Pas luftës në Kosovë punoi për disa media, ndër to Epoka e Re, KosovaLive dhe Lajm. [5] Në raportin vjetor të vitit 2010, organizata Reporterët pa Kufij e përmendi Sabedinin si korrespondent të së përditshmes Lajm dhe bëri të ditur se ai kishte marrë kërcënime pasi kishte shkruar për një vrasje në Gjilan. Më vonë themeloi RajoniPress, agjenci lajmesh me seli në Gjilan, ku punoi edhe si redaktor. Në janar 2018, Sabedini njoftoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës se ishte kërcënuar pas raportimit të tij për punën e Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës së Gjilanit. [6] [7] Është themelues dhe udhëheqës i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu” (2000), ku ka moderuar mbi 300 debate dhe tryeza me karakter vendor dhe ndërkombëtar.

Botimet dhe mësimdhënia

[edit]

Si autor, Sabedini ka botuar disa libra të rëndësishëm, duke filluar me “Vrasja e drejtësisë në Kosovë” (2003) dhe “Vrasje dhe dëshmi” (2010), si dhe katër tekste universitare: Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari (2023), Gazetaria online në Kosovë dhe rajon, etika dhe sfidat e vetërregullimit (2024), Etika, mburojë e gazetarisë profesionale (2025) dhe Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale (2026). Në librin "Vrasje dhe dëshmi" (2010) trajton vrasjet, djegien e pronave dhe plaçkitjet në Anamoravë nga marsi deri në qershor të vitit 1999. Në një vështrim të botuar më 2015, shkrimtari Rrustem Geci vuri në dukje se Sabedini kishte përdorur dëshmi, procesverbale dhe dokumente të tjera për të rindërtuar rrjedhën e ngjarjeve në komunat e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.[8] [9]

Sabedini është ligjërues në fushën e medias dhe komunikimit në UBT që nga viti 2011. Në shkrimet e tij për gazetarinë ka trajtuar mënyrën se si gazetarët raportojnë për ngjarje të ndjeshme dhe praktikat e vetërregullimit të mediave online.[10] [11][12]

Nga këndvështrimi akademik, ai ka përfunduar studimet bazë dhe master në gazetari në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe që nga viti 2011 është ligjërues në degën e Medias dhe Komunikimit në UBT, ku ligjëron katër lëndë kryesore mbi gazetarinë dhe etikën mediatike. Deri më sot, ai ka prezantuar mbi 13 punime shkencore në konferenca ndërkombëtare të UBT-së, duke trajtuar tema si etika në media, vetërregullimi i portaleve, raportimi në kohë pandemie dhe lufta kundër lajmeve të rreme, etj.

Ai është autor i disa punimeve akademike në revistat e mirënjohura ndërkombëtare, përfshi edhe Scopus.[13] [14]

Punime për Konferenca Ndërkombëtare

[edit]
  • 2014 – “Journalism Ethics and Law” (2014).[15]
  • 2016 – “Online Journalism, Ethics and Challenges” (2016).[16]
  • 2017 – “Social Media, their Platform, Respectively the Users, Ethics, Advantages and Disadvantages” (2017).[17]
  • 2018 – “Self-regulation of Portals and Adherence to Ethics Codes” (2018).[18]
  • 2019 – “The Challenges of Online Journalism, Impact of Social Media, and Fake News” (2019).[19]
  • 2020 – “Reporting in the Age of Pandemics: (The Case of COVID-19), Ethics, Techniques, Challenges and Recommendations” (2020).[20]
  • 2021 – “Reporting in the Age of Pandemics: (The Case of COVID-19), Ethics, Techniques, Challenges and Recommendations?” (2021).[21]
  • 2022 –“Are fake news (disinformation) ethics’ most bigger enemy in professional journalism in Kosovo? (2022).[22]
  • 2023 – “Media, Ethics, Reporting on Sensitive Situations, Investigations and Legal Notions in Journalism” (2023).
  • 2024 – “Online Journalism in Kosovo and the Region, Ethics and Challenges of Self-regulation” (2024).
  • 2025 – “Investigative Journalism in Kosovo: Risks and Challenges” – Musa Sabedini, University for Business and Technology. Punimi figuron në UBT International Conference 2025, në sesionin Journalism, Media and Communication.

Jeta private

[edit]

Musa Sabedini jeton në Gjilan. Është i martuar dhe ka katër fëmijë.

Referencat

[edit]
  1. ↑ rajonipress, Redaksia (2025-12-14). "Musa Sabedini, the voice that gave breath to an era, the man who turned profession into mission". Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  2. ↑ "Musa Sabedini: Zëri që i dha frymë kohës, njeriu që e ktheu profesionin në mision". UBT News. 2025-12-15. Retrieved 2026-11-16.
  3. ↑ "Doli nga shtypi libri i profesorit Musa Sabedini, "Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale"". UBT News. 2026-01-12. Retrieved 2026-11-16.
  4. ↑ rajonipress, Redaksia (2025-12-14). "Musa Sabedini, the voice that gave breath to an era, the man who turned profession into mission". Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  5. ↑ rajonipress, Redaksia (2025-12-14). "Musa Sabedini, the voice that gave breath to an era, the man who turned profession into mission". Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  6. ↑ Editori (2015-07-17). "RRUSTEM GECI: "VRASJE DHE DËSHMI" NJË LIBËR MBI GJENOCIDIN SERB NË TREVËN E ANAMORAVËS". Pashtriku (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  7. ↑ "Verbal threat, Musa Sabedini, 02.01.2018, Gnjilane". SafeJournalists. 2018-01-04. Retrieved 2026-11-16.
  8. ↑ Editori (2015-07-17). "RRUSTEM GECI: "VRASJE DHE DËSHMI" NJË LIBËR MBI GJENOCIDIN SERB NË TREVËN E ANAMORAVËS". Pashtriku (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  9. ↑ rajonipress, Redaksia (2025-12-14). "Musa Sabedini, the voice that gave breath to an era, the man who turned profession into mission". Gazetë Rajonale Online - RajoniPress.com (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  10. ↑ "Doli nga shtypi libri i profesorit Musa Sabedini, "Gazetaria Hulumtuese: Misioni, rreziqet, etika dhe sfidat profesionale"". UBT News. 2026-01-12. Retrieved 2026-11-16.
  11. ↑ Kapllani, Jehona (2025-07-11). "Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA". UBT Higher Education Institution (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  12. ↑ Kapllani, Jehona (2025-07-11). "Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA". UBT Higher Education Institution (in Albanian). Retrieved 2026-11-16.
  13. ↑ UBT (University for Business and Technology) Institution of Higher Education, Lagja Kalabria pn, 10000 Prishtina, Kosovo; Sabedini, Musa (2025-06-01). "Is Fake News (Disinformation) the Biggest Enemy of Ethics in ProfessionalJournalism in Kosovo?" (PDF). Journal of Global Perspectives on Society, Culture, and Development: 01–05. doi:10.63620/MKJGPSCD.2025.1016. {{cite journal}}: |last= has generic name (help)CS1 maint: multiple names: authors list (link) CS1 maint: numeric names: authors list (link)
  14. ↑ Sabedini, Musa; Selimi, Ferid (2025-11-01). "Misinformation and the Use of Emotional Language in Albanian-Language Media in Kosovo: A Comparative Analysis of the March 2004 Riots and the September 2023 Banjska Attack". Architecture Image Studies. 6 (3): 922–934. doi:10.62754/ais.v6i3.354. ISSN 2184-8645.
  15. ↑ Sabedini, Musa (2014-11-07). "Journalism Ethics and Law". UBT International Conference: 65–71.
  16. ↑ Sabedini, Musa (2016-10-28). "Online journalism, ethics and challenges". UBT International Conference: 74–82.
  17. ↑ Sabedini, Musa (2016-10-28). "Online journalism, ethics and challenges". UBT International Conference: 74–82.
  18. ↑ Sabedini, Musa (2018-10-27). "Self-regulation of portals and adherence to ethics codes". UBT International Conference.
  19. ↑ Sabedini, Musa (2019-10-26). "The Challenges of Online Journalism, impact of Social Media, and Fake News". UBT International Conference: 74–77.
  20. ↑ Sabedini, Musa (2020-10-01). "Reporting in the age of pandemics: (the case of COVID-19), ethics, techniques, challenges and recommendations". UBT International Conference: 56–62.
  21. ↑ Sabedini, Musa (2021-10-30). "Reporting in the age of pandemics: (the case of COVID-19), ethics, techniques, challenges and recommendations?". UBT International Conference.
  22. ↑ UBT (University for Business and Technology) Institution of Higher Education, Lagja Kalabria pn, 10000 Prishtina, Kosovo; Sabedini, Musa (2025-06-01). "Is Fake News (Disinformation) the Biggest Enemy of Ethics in ProfessionalJournalism in Kosovo?" (PDF). Journal of Global Perspectives on Society, Culture, and Development: 01–05. doi:10.63620/MKJGPSCD.2025.1016. {{cite journal}}: |last= has generic name (help)CS1 maint: multiple names: authors list (link) CS1 maint: numeric names: authors list (link)