Shko te përmbajtja

ChatGPT

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Chat GPT)
Logoja e ChatGPT.

ChatGPT është një chatbot me inteligjencë artificiale gjeneruese i zhvilluar nga OpenAI dhe i lëshuar në vitin 2022. Aktualisht përdor GPT-5, një transformator gjenerues të para-trajnuar (generative pre-trained transfomer, GPT), për të gjeneruar tekst, të folur dhe imazhe në përgjigje të kërkesave të përdoruesit.[1][2] I atribuohet përshpejtimi i bumit të IA-së, një periudhë e vazhdueshme e shënuar nga investime të shpejta dhe vëmendje publike ndaj fushës së inteligjencës artificiale (IA).[3] OpenAI e operon shërbimin në një model falas. Përdoruesit mund të bashkëveprojnë me ChatGPT përmes kërkesave me tekst, audio dhe imazhe.

ChatGPT u përdor shpejt, duke arritur 100 milionë përdorues aktivë mujorë dy muaj pas publikimit të tij dhe 900 milionë përdorues aktivë javorë në shkurt 2026. Që nga shtatori i vitit 2026, është faqja e pestë më e vizituar në botë.[4] Përkrahësit thonë se kjo ka potencialin të transformojë fusha të shumta profesionale dhe ka nxitur debat publik rreth natyrës së kreativitetit dhe të ardhmes së punës së dijes.

Platforma është kritikuar edhe për limitet dhe potencialet për tu përdorur për qëllime jo etike. Mund të gjenerojë përgjigje të pasakta ose pa lidhje që mund të ngjajnë të sakta, të njohura si halucinacione. Anshmëri në të dhënat trajnuese janë shfaqur te përgjigjet e tij. Platforma mund ta lehtësojë pandershmërinë akademike, të gjeneroj dezinformata, dhe krijojë kod dashakeqës. Etika e zhvillimit të tij, sidomos përdorimi i materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit si të dhëna për trajnim, kanë ngjallur kritika.

  1. ↑ Roumeliotis, Konstantinos I.; Tselikas, Nikolaos D. (2023). "ChatGPT and Open-AI Models: A Preliminary Review". Future Internet (në anglisht). 15 (6): 192. doi:10.3390/fi15060192.
  2. ↑ Kerner, Sean Micheal (22 janar 2025). "GPT-4o explained: Everything you need to know". Tech Target (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2025-01-11. Marrë më qershor 5, 2025.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
  3. ↑ Weise, Karen; Metz, Cade; Grant, Nico; Isaac, Mike (5 dhjetor 2023). "Inside the A.I. Arms Race That Changed Silicon Valley Forever". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2023. Marrë më 11 dhjetor 2023.
  4. ↑ "Similarweb Top Websites Ranking". Similarweb (në anglisht). 9 gusht 2026. Marrë më 9 gusht 2026.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]