Shko te përmbajtja

Emma Mackey

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Emma Mackey
Mackey në vitin 2019
Lindi
NënshtetësiaFranceze • Britanike
ArsimiUniversity of Leeds
ProfesioniAktore
Vitet aktive2016 ─ e tashme

Emma Margaret Marie Tachard-Mackey është një aktore Franko-Britanike. Ajo njihet më shumë për rolin e Maeve Wiley në serialin origjinal të Netflix Sex Education.

Emma Tachard-Mackey u lind në Le Mans, Francë, nga një baba francez dhe një mama britanike. I ati i saj, Philippe, është një drejtor shkolle. Mamaja, Rachel, është vullnetare në një shoqatë bamirësie. Emma u rrit në Sablé-sur-Sarthe dhe mbaroi gjimnazin në vitin 2013. Ajo u shpërngul në Britaninë e Madhe kur ishte 17 vjeç, dhe më vonë vazhdoi universitetin në University of Leeds.[1]

Mackey luan përkrah Asa Butterfield, Gillian Anderson dhe Ncuti Gatwa në serialin komedi-dramë të Netflix Sex Education.[2][3] Personazhi i saj, Maeve Wiley, është një "vajzë e keqe" mendjemprehtë me tru biznesi e cila i mbush mendjen një shoku shkolle që të nisin një biznes nëntokësor për terapi seksi në shkollën e tyre.[4][5] Sex Education është roli i parë i Mackey në një serial madhor televiziv. Ajo ka marrë kritika të mira për performancën e saj.[6]

Year Title Role Notes
2019–2023 Sex Education Maeve Wiley Rol kryesor; 8 episode
  1. ↑ "Sex Education sur Netflix : Emma Tachard-Mackey, étoile montante originaire de la Sarthe !". L'Actu (në frëngjisht). 16 janar 2019. Marrë më 28 janar 2019.
  2. ↑ "REVIEW: 'Sex Education' teases but also tells a good story". Sioux City Journal (në anglisht).
  3. ↑ Romero, Ariana (11 janar 2019). "Sex Education's Maeve Herself On That Vagina Shaming Episode". Refinery29 (në anglisht). Marrë më 13 janar 2019.
  4. ↑ Bergado, Gabe (4 janar 2019). "Meet the Cast of "Sex Education," Netflix's Hilarious New Dramedy All About, Well, Sex". Teen Vogue (në anglisht). Condé Nast. Marrë më 13 janar 2019.
  5. ↑ Vick, Megan (12 janar 2019). "Sex Education Is the Most Honest Coming-of-Age TV Show We've Seen in Forever". TV Guide (në anglisht). Marrë më 13 janar 2019.
  6. ↑ Naahar, Rohan (14 janar 2019). "Sex Education review: Netflix pops 2019's cherry with its best show in months". Hindustan Times (në anglisht). HT Media. Marrë më 14 janar 2019.